Sisteme te mbikqyrjes me videokamera - CCTV


 


        Në programin tonë të sistemeve të mbikqyrjes (CCTV) ofrojmë sisteme profesionale :

  • Analog CCTV
  • IP-CCTV përmes rrjetit, që në teknologjin e sodit shkojnë deri në rezolucionin Ultra HD 4K (8 megapixel)
  • HDCVI- transmetim i sinjalit HD përmes kabllit koaksial, teknologji e cila mund të transmetoj rezolucione prej 720p deri ne Ultra HD 4K (max. deri në 8 megapixel) në distanca shumë të gjata deri në 600m pa asnjë përforcues me kabell koaksial 75ohm. Poashtu vlen të ceket se përveq video sinjalit mund të përcjell edhe transmetimin e audio dhe data komunikim përmes të njëjtit kabëll


        Ofrojmë kamera të gjitha llojeve si box, dome, bullet, dhe PTZ speed dome kamera me zoom optik deri 43X, si dhe kamera për raste specifike si kamera shpijune, kamera te maskuara, kamera nënujore, kamera për vetura etj
 
        Poashtu në paletën tonë të sistemeve CCTV ofrojmë edhe paisje të tjera përcjellëse për sistemet e mbikqyrjes si DVR (video regjistrator digjital), HCVR, NVR, video-objektiva të ndryshme me iris fikse dhe auto iris, shtëpiza të jashtme për kamera, switchera, furnizues për kamera (adaptera dhe trafo), konektora të ndryshëm, mbajtësa për kamera, kabllo koaksial RG59 të kualitetit superior, kabllo kombo CCTV, motora pan/tilt të kamerave, video-distributor, përforcues sinjali, balluna (transformator të impedancës) etj
 
        Në sistemet e CCTV-ës perfaqsojmë firmat  Dahua Technology, Western Security, me programin e plotë të kamerave dhe video-regjistratoreve digjital (DVR-ave) me cmime më të volitshme në Kosovë.