Alarme të vjedhjes / thyerjes

                                 
Në gamën tonë të sistemeve alarmuese kundër vjedhjes, ofrojmë programin e plotë të prodhuesit Paradox Security Systems. Sisteme hardwired (me kablla) dhe wireless (pa kablla), kontrol panele prej atyre lokale e deri në ato digjitale me bus magjistrale, LED dhe LCD shifrator, detektor të ndryshëm analog (konvencional) dhe digjital, si dhe module të ndryshme për integrim të sistemit si dhe paisje tjera përcjellse

Paradox Security Systems është kompani private e cila ka distribuim ne mbi 100 shtete të botës përmes distributorëve te saj, që kryesisht janë eksluziv. Me një lidhje te fuqishme dhe punë ekipore me distrubutorët bëhet shitja, përkrahja teknike, zhvillimi i produkteve, tubimi i kërkesave nga tregjet e ndryshme botrore etj. Si rrjedhoj e gjitha këtyre bëhet edhe zhvillimi i produkteve të reja, avancimi i teknologjisë dhe udhëheqja në tregun e sistemeve të alarmeve kundër vjedhjes.
 
West Alarm është distributor i autorizuar i prodhuesit të mirënjohur kanadez Paradox Security Systems për territorin e Kosovës dhe Shqipërisë.
 
Përveq produkteve të Paradox-it tek ne mund të gjeni edhe pajisje të tjera përcjellse për sistemet alarmuese siq janë: sirena të brendshme, sirena të jashtme antisabotazhe me furnizim vetanak, thirrësa telefonike, GSM dialer, panik butona (të dorës dhe pedale), beam bariera, kontakte magnetike, kabllo të ekranizuar për alarme, akubateri për furnizim sekondar, si dhe produktje tjera përcjellëse!
         
Ndër tjera ofrojmë edhe qendra monitorimi dhe module transmetuese për qendra monitorimi qoftë përmes rrjetit GPRS dhe internetit.
 
Për të gjithë dilerët dhe klientët tonë japim edhe përkrahjen teknike të plotë si dhe garancion njëvjeqar për të gjitha paisjet.

Klikoni këtu për tu informuar më shumë me sistemet e Paradoxit